Mediat ndërkombëtare raportojnë për shqiptarin që e rrahu stjuardesën për një sendviç

Lajme

Mediat ndërkombëtare raportojnë për shqiptarin që e rrahu stjuardesën për një sendviç

Më: 1 prill 2015 Në ora: 08:42

Edhe mediat e njohura ndërkombëtare kanë raportuar për rastin e një shqiptari që rrahu një stjuardesë për një sendviç

Një aeroplan i Easyjet është detyruar që të aterojë pasi që një pasagjer goditi stjuardesën të cilën e nokautoj pasi që ai tha se “kishte pritur shumë për një sendviç”.

Tani ky lajm ka pushtuar edhe mediat ndërkombëtare dhe jo vetëm të Kosovës , pasi që personi që nokautoj stjuardesën është kosovar.

Lajmin e ka dhënë edhe prestigjiozja britanike, “Daily Mail”, ku ka treguar se si pasagjeri kosovar kishte goditur stjuardesën pasi që i kishte bërtitur asaj se ka pritur “gjysme ore” për një sendviç.

Kështu udhëtari kishte grushtuar stjuardesën dhe kishte vazhduar me goditje edhe kur ajo ishte rrëzuar.

Drama ndodhi në bordin e fluturimit të aeroplanit nga Gjeneva në Prishtinë, shkruan Daily Mail.

Për arsye sigurie aeroplani ka ateruar në aeroportin e Fuminicino të romës.

Për këtë ndodhi kanë shkruar edhe media të ndryshme italiane dhe zvicerane dhe tani kanë filluar që të shkruajnë edhe ato anglofone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat