Gani Koci, Valon Behramit: Axha yt ishte udbash!

Lajme

Gani Koci, Valon Behramit: Axha yt ishte udbash!

Më: 31 mars 2015 Në ora: 21:55

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka reaguar ndaj një deklarate të futbollistit të njohur kosovar, Valon Behramit.

Ylli shqiptar i futbollit tha për mediat zvicëriane se nuk do të festoi me shqiponjë sepse ai është zvicëran. Kjo deklaratë e tij e ka irrituar anëtarin e lartë të PDK-së i cili e quan Behramin si nip të një udbashi.

"Po ke të drejt Valon Behrami se ti axhë e ke Avdi Behramin,, një ish inspektor i lartë i Sigurimit shtetëtor të ish Jugosllavisë. Për ty nuk ka fe, atdhe as flamur" shkroi Koci në komentin për Behramin.

>> Behrami: Turp per Qeverine qe angazhon kesi zyrtari si Gani Koci

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat