Familjarët kërkojnë zbulimin e fatit të më të dashurve të tyre

Lajme

Familjarët kërkojnë zbulimin e fatit të më të dashurve të tyre

Nga: Jusuf Bytyçi Më: 31 mars 2015 Në ora: 21:34

Këta si dhe banorët e Rudinës, kërkojnë drejtësi për 106 civilët e vrarë dhe të masakruar, shumë nga të cilët edhe u zhvarrosën e zhdukën pa gjurmë.

Rudinë - Rahovec, 31 mars - Familjarë të shumtë si dhe qindra qytetarë nga fshati Rudinë -ish Pastasel të komunës së Rahovecit, edhe këtë përvjetor, të 16-tin me radhë nga koha e masakrimit më barbar të 1O6 më të dashurve të tyre, të gjithë civil, jo vetëm banorë të këtij fshati, por edhe nga fshatrat tjera të kësaj komune, Zatriqit… disa nga Malisheva, Klina, Peja, Skënderaji, janë tubuar në afërsi të varrezave e lapidarit përkujtimor, me kërkesën kryesore që të zbardhet më në fund fati i më të dashurve të tyre, ende të pagjetur.
Ata duan që bartësit e institucioneve vendëse, nga niveli komunal, ai qendror dhe nga përfaqësues të Organizmave Ndërkombëtare, të angazhohen shumë më tepër në krkimin të drejtësisë për 106 civilët e vrarë në Rudinë .
Edhe një vit më parë, përfaqësuesi i fshatit, Fejzullah Krasniqi, pati thënë se “pamjet e masakrës në Rudinë -sih Pastasel, pos në mediat vende se, kanë arritur të depërtonin edhe nëpër mediat e huaja, duke lënë të stepur opinionin ndërkombëtar”. ” Etja për të vrarë e masakruar, ka zgjuar ndjenjat barbare të regjimit serb, dhe kjo etje e tyre si hakmarrje ndaj popullatës civile, vetë m pak ditë nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve dhe objektivave serbe në Kosovë e në Serbi.
Masakra barbare e 31 marsit 1999, në Rudinë , ndodhi, duke pasur qëllim kundërvënien ndaj pushkëve të ushtarëve të UÇK-së, pjesë e së cilës ishte edhe Milaim Krasniqi, nga ky fshat, tani dëshmor kombi, i rënë me 12 maj 1998. Hovin për shfarosjen e popullit shqiptar, regjimit shovinist serb ia kishte ndalur pushka e Milazim Isa Krasniqit, i cili më 12 maj të vitit 1998, u bë dëshmor i parë në këtë pjesë të Anadrinisë, pati deklaruar Fejzullah Krasniqi. Sipas tij, vetëm një ditë para masakrës, Rudina-ish Pastaseli ishte mbushur me dhjetëra mijëra qytetarë, që kishin ikur nga Senoci, Kazniku, Palluzha, Qifllaku, Kramoviku, por edhe nga fshatra të Klinës, Pejës e Malishevës, për të kërkuar strehim në Pastasel.
Doli se as në këtë fshat nuk ishte asgjë e sigurt, dhe nga dora barbare serbe, u vranë dhe u masakruan gra, pleq dhe fëmijë”, pati thënë në Krasniqi.
E kreu komunal i Rahovecit, profesor Idriz Vehapi, tha se “Të gjithë banorët e kësaj ane e bashkuan fatin në këtë fshat. Ishte koha e projektit famëkeq serb për të shfarosur shqiptarët dhe drejt Pastaselit janë nisur paramilitarët dhe ushtarakët serbë, për të vrarë njerëz të cilët ëndërronin jetën dhe lirinë, tha Vehapi.
Atë ditë, pati edhe 13 persona të mbijetuar, të cilët kurrë nuk u ftuan nga drejtësia, qoftë ajo vendëse apo ndërkombëtare. Në ndërkohë, kanë ndërruar jetë disa nga të mbijetuarit, e gjurmët dhe plagët e masakrës, mbeten të freskëta.
Shi pë r kë të, edhe tani, familjarët kërkojnë vënien e drejtësisë për vrasje-masakrimin e më të dashurve të tyre 16 vjet më parë, ata kërkojnë dënimin e kriminelëve. Por, njëkohësisht duan edhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve, të zhvarrosur e të zhdukur nga barbarët, disa ditë pasi ata ishin varrosur në një rend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat