Shqiptari godet stjuardesën e EasyJet, aterrim i dhunshëm në Romë

Lajme

Shqiptari godet stjuardesën e EasyJet, aterrim i dhunshëm në Romë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 21:16

Nuk ka përfunduar në kohën e paraparë fluturimi prej Gjenevës në Prishtinë. Kjo pasi që një prej pasagjerëve shqiptarë ka shkaktuar një incident në bordin e aeroplanit.

Sipas dëshmitareve ai e ka goditur një stjuardesë, për shkak se ia kishte vonuar sandviçin. Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit. Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.

Sulmin e ka konfirmuar EasyJet që ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet. Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është liruar.

Easy Jet ka dërguar një tjetër aeroplan nga Baseli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat