Costa Concordia transportonte sasi të mëdha kokaine për llogari të Ndragetas kur u mbyt

Lajme

Costa Concordia transportonte sasi të mëdha kokaine për llogari të Ndragetas kur u mbyt

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:31

Costa Concordia transportonte një ngarkesë të madhe kokaine në pronësi të mafias, pretendojnë hetuesit italianë.

Organizata famëkeqe kalabreze Ndrageta kishte drogë të fshehur në kroçeren që u mbyt në janar të vitit 2012, pasi u përplas me një shkëmb të lartë 70 metra.

Hetuesit pohojnë se nga përgjimet telefonike dhe regjistrimet e anëtarëve të bandës së frikshme kriminale është zbuluar se ka pasur një ngarkesë të madhe droge, e llojit kokainë në anije kur ajo u mbyt shkuran The Indipendent.

Bosi i Ndragetas Michele Rossi mësohet se është xhindosur kur ka dëgjuar lajmin gjatë një bisede të bërë me Massimo Tiralongo.

Hetimi për trafikun e dyshuar të drogës nga mafia gjithashtu pretendon se ‘Ndrageta transportoi dorgën e saj në një anije në pronësi të MSC dhe Norwegian Cruise Lines.

Zyrtarët thanë se droga në Concordia u vendos në bordin e anijes pa dijeninë e zyrtarëve të lartë apo të zyrtarëve të lartë të kompanisë.

Kapiteni i anijes, Francesco Schettino, u dënua me 16 vite burg.

Ai u dënua për neglizhencë e cila shkaktoi vdekjen e 32 njerëzve dhe po ashtu si shkaktarin e mbytjes së anijes turistike e cila kishte 4.200 pasagjerë në bordin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat