Instruktorët e kanë ditur për depresionin

Lajme

Instruktorët e kanë ditur për depresionin

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:10

Andreas Lubitz i ka njoftuar instruktorët e shkollës së fluturimit për problemet e tij me depresion bëhet e ditur nga Lufthansa ndërkaq transmeton BBC.

Kjo kompani më herët e ka fshehur se Lubitzit ia ka ndërprerë ushtrimet për disa muaj por nuk ka treguar arsyet.

Siq thuhet dokumentet që e vërtetojnë këtë janë dorëzuar hetuesve, përfshirë edhe emailat që nga viti 2009.

Në ata emaila thuhet se Lubitz i ka lajmëruar instruktorët e fluturimit për problemet e tij depresive.

Sipas xhirimeve nga kabina e aeroplanit, 27 vjeçari Lubitz qëllimisht të martën e ka rrëzuar aeroplanin “Germanwings” me 150 njerëz në të.

Prokurori gjerman më herët ka bërë të ditur se Lubitz është kuruar për shkak të mendimeve vetëvrasëse./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat