Piloti që parashikoi rrëzimin e avionit “Germanwings”

Lajme

Piloti që parashikoi rrëzimin e avionit “Germanwings”

Më: 31 mars 2015 Në ora: 19:21

“Shpresoj që kurrë të mos e gjej veten në situatën kur, unë shkoj në tualet dhe kthehen duke gjetur derën e kabinës të mbyllur".

Këto janë fjalët trishtuese të shkruara nga një pilot dy muaj para rrëzimit fatal të avionit 4U9525 “Germanwings”, duke paralajmëruar që masat e sigurisë duhet të projektohen për të mbajtur larg nga rrëmbyesit një avion, që mund të përdoret kundër kapitenit.

Jan Cocheret, një pilot holandez e publikoi këtë deklaratë në një revistë të specializuar të fluturimit për të nxjerrë në pah rrezikun e një ndihmëspiloti. E njëjta situatë ndodhi të martën e kaluar kur një ndihmëspilot gjerman rrëzoi qëllimisht avionin në Alpet franceze, duke vrarë 150 njerëz.

Prokurorët besojnë se Andreas Lubitz, shfrytëzoi kohën e pushimit të pilotit kryesor për të vajtur në tualet, dhe bllokoi veten në kabinë duke mbyllur derën për të kryer “misionin” e tij të vrasjes.

Zërat e regjistruara në kabinë treguan se kapiteni i avionit u përpoq dëshpërimisht të shkatërronte derën, për të hyrë në kabinë.

"I mbyllur jashtë kabinës, piloti nuk do të ketë mundësi tjetër veçse të ulet me pasagjerët dhe të presë”, ka shkruar Cocheret në fillim të vitit.

"Unë seriozisht e pyes veten ndonjëherë, kush është ulur pranë meje", shton ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat