Kapitulli për Kosovën, kusht i Gjermanisë për Serbinë

Lajme

Kapitulli për Kosovën, kusht i Gjermanisë për Serbinë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 19:11

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë se se përparimi i Serbisë në rrugën drejt BE-së do të varet nga vlerësimi nëse ka përparim në dialogun e Beogradit me Prishtinën.

Shefi i diplomacisë serbe pas bisedave me ministrin italian të Punëve të jashtme Paolo Gentilini, u ka thënë gazetarëve se Serbia do të përmbushë të gjitha ato që janë nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe të gjitha ato që janë paraparë me planin implementues, por nuk mund të jetë përgjegjëse nëse dikush vendos kushte të reja,

Daçiq i ka thënë homologut të tij Italian se Gjermania këmbëngul se nuk mund të hapen kapitujt tjerë derisa të mos hapet Kapitulli 35 që është i lidhur me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat