Ambasadori i Holandës pritet nga Ymeri

Lajme

Ambasadori i Holandës pritet nga Ymeri

Më: 31 mars 2015 Në ora: 18:45

Ambasadori i Holandës, Robbert Bosch, dhe Këshilltarja Politike, Anika Snel, u pritën sot në takim nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Nënkryetari i parë, Driton Çaushi, dhe Anëtarja e Kryesisë, Marigonë Drevinja.

Kryetari Ymeri bëri një prezantim të situatës politike në Kosovë, duke e vendosur theksin te punësimi, energjia dhe problemet që i shkakton Gjykata Speciale dhe Asociacioni i Komunave drejtësisë në Kosovë dhe sovranitetit të shtetit. Ambasadori Bosch ra dakord që një prej problemeve kryesore të Kosovës është punësimi, dhe që duhet të ketë një vëmendje të shtuar të shtetit për të stimuluar konsumin e prodhimit vendas.

Palët u dakorduan që të vazhdojnë të mbajnë takime të ngjashme në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat