Kosova e Letonia do të thellojnë bashkëpunimet në shëndetësi

Lajme

Kosova e Letonia do të thellojnë bashkëpunimet në shëndetësi

Më: 31 mars 2015 Në ora: 18:07

Në kuadër të zhvillimeve të konferencës së parë për partneritet lindor për Tuberkuloz, që po mbahet në Riga të Letonisë, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani u takua me përfaqësuesin e Fondit Global, Nicolas Cantau. Ky i fundit i siguroi Rrahmanit mbështetjen e Fondit Global, në veçanti në luftimin e Tuberkulozit.

Rrahmani po qëndron në Letoni ku edhe u takua me homologun e tij, Belēvičs Guntis i cili e njoftoi me planet dhe praktikat e shtetit të Letonisë në menaxhimin e sektorit shëndetësor.

Ministri Rrahmani foli për reformat e filluara në shëndetësinë kosovare, me theks të veçantë rreth organizimit të Odave Profesionale shëndetësore dhe Ligjit për sigurime Shëndetësore.

Ministrat Rrahmani e Belēvičs u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Ministri Rrahmani shprehu mirënjohjen e tij Ministrit Belēvičs për ftesën drejtuar Kosovës për këtë konferencë si dhe për organizimin e saj. /Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat