Mitrovica njoftohet më përvojat e Sofjes në menaxhimin e mbeturinave

Lajme

Mitrovica njoftohet më përvojat e Sofjes në menaxhimin e mbeturinave

Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:36

Një delegacion i Komunës së Mitrovicës, i kryesuar nga nënkryetari, Safet Kamberi, po qëndron në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje, në një vizitë studimore rreth menaxhimit të mbeturinave, në kuadër të projektit që është duke e realizuar organizata gjermane GIZ në komunat e Kosovës.

Nënkryetari Kamberi dhe anëtarët tjerë të delegacionit, në Sofje janë takuar me kryetaren e këtij qyteti, Jordanka Fandakova, me të cilën kanë biseduar lidhur me menaxhimin e mbeturinave.
“Gjatë bisedës me zonjën Fandakova, u informuam rreth rrugës që ka kaluar ky qytet në menaxhimin e mbeturinave, si dhe lëshimet që janë bërë në këtë drejtim, në mënyrë që ne mos të ballafaqohemi me problem të tilla. Po ashtu, u njoftuam edhe me përvojat për shlyerjen e faturave.
Delegacioni në fjalë është takuar edhe me zyrtarë të Ministrisë së Planifikimit dhe Ujërave, me të cilët kanë biseduar rreth politikave nacionale të Bullgarisë në menaxhimin e mbeturinave.
Po ashtu, ata kanë vizituar edhe fabrikën e riciklimit të mbeturinave, ku kanë shkëmbyer informacionet rreth gjendjes aktuale në të dy qytetet, si dhe mundësit e bashkëpunimit ndërmjet Sofjes dhe Mitrovicës në këtë fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat