Lufta ndërpartiake për bordet

Lajme

Lufta ndërpartiake për bordet

Nga: Valbona Mazreku Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:19

Çështja e ruajtjes së pozitave të rëndësishme që do të duhej të udhëhiqeshin nga njerëz profesionist e jo nga fytyra politike, është diskutuar qysh pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe aktuale vazhdon të jetë edhe tani. Një çështje e tillë u përcoll me debat të ashpër në seancën e fundit plenare të parlamenti të Kosovës. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, kritikoi ministrin e drejtësisë Hajredin Kuçi, se pozitën e kryeprokurorit po ia ruan një personalitet lojal ndaj PDK-së, e po ashtu se po mendon të ruaj një vend pune për vete, pas përfundimit të mandatit të ministrit. Por, shqetësim i popullatës nuk është pozita e ministri Kuçi pas përfundimit të mandatit, por më shqetësuese është mungesa e bordeve të agjencive të ndryshme që ndikon në punën dhe jetën e shumë qytetarëve.

Interesat e ngushta grupore, partiake...

Sipas deputeti të Vetëvendosjes Faton Topalli, këto zhvillime dhe ruajtja e vendeve për persona politik janë paraparë edhe me marrëveshjen e koalicionit PDK-LDK.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat