Takohen Rama e Steeger

Lajme

Takohen Rama e Steeger

Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:14

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim Atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Rupert J.J. Steeger.
Gjeneral Rama, me këtë shprehu konsideratën e tij për angazhimin dhe mbështetjen që Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për FSK-në, si gjatë ngritjes së Kapaciteteve të Plota operacionale, e po ashtu edhe në fazën e tanishme në të cilën gjendemi. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e falënderoi Atasheun për vizitën si dhe e njoftoi atë mbi zhvillimin e FSK-së, trajnimet, shkollimet dhe stërvitjet që po zhvillohen sipas planifikimeve në bazë të planit bilateral. Gjithashtu, Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të shtetit të Gjermanisë dhe ndihmën e pakursyer në këtë fushë që po jep Ministria e Mbrojtjes dhe Republika Federale e Gjermanisë. Gjeneral Rama u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit edhe më tutje në të mirë të bashkëpunimit bilateral që kanë Gjermania dhe Kosova.
Gjatë takimit, Atasheu ushtarak nënkolonel Rupert J.J. Steeger i uroj gjenerallejtënant Rrahman Ramës, gradimin si dhe emërimin në detyrën e komandantit të FSK-së si dhe i shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe FA të Republikës Federale të Gjermanisë. Ai tha se mbështetja dhe përkrahja do të vazhdoj edhe në të ardhmen për FSK-në. Ajo siguroi gjithashtu se bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura do të vazhdoj me intensitet të njëjte edhe në të ardhmen, në fushat me interes të përbashkët.
Kjo ishte vizita e parë e Atasheut ushtarak të Gjermanisë, nënkolonel Rupert J.J Steeger në FSK, prej që gjenerallejtënant Rrahman Rama është emëruar Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat