Këta janë policët e Kosovës të vrarë nga pas lufta e deri më tash (Dokument)

Lajme

Këta janë policët e Kosovës të vrarë nga pas lufta e deri më tash (Dokument)

Më: 31 mars 2015 Në ora: 15:29

Prej themelimit të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e policisë që kanë humbur jetën gjatë detyrës zyrtare kap shifrën 15-të, duke përfshirë edhe vrasjen e fundit të hetuesit për krime ekonomike, Shemsi Gashi.

Zyra për Informim e PK-së ka njoftuar për “Zërin” në detaje për policët e vrarë në detyrë duke specifikuar edhe informacione për to.

Kësisoj, që nga paslufta e deri më tani, janë katër vite që nuk ishte i vrarë asnjë nga zyrtarët policor, bëhet fjalë për vitin 2005, 2008, 2009 si dhe 2010.

Vrasja e parë e një zyrtari të policisë ishte më 11 shtator të vitit 2001. Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964 në komunën e Kamenicës.

Danush Hasani nga Brodi i Ferizajt ishe zyrtari tjetër policor i cili u vra më 21 gusht të vitit 2003. Po këtë vit u vra edhe zyrtarja femër, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, të dy nga komuna e Deçanit.

Në vitin 2004 janë të vrarë tre pjesëtarë të PK-së, Arsim Rrustolli, Driton Mehmeti nga Vushtrria si dhe Ilir Llapatinca nga Suhareka.

Kurse në vitin 2005 nuk u raportuar për asnjë vrasje ndërsa një vit më vonë ishte Abedin Mustafa nga Mitrovica ai që ndërroi jetë gjatë detyrës.

Vrasja që tronditi Policinë e Kosovës ishte e pjesëtarit të Njësisë Speciale, Triumf Rizës nga fshati Stagovë e Kaçanikut. Ai më 30 gusht – 2007 u qëllua prapa shpine nga Arben Berisha.

Vlen të theksohet se ky i fundit u dënua me 40 vite burg me vendim të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Po këtë vit u vra edhe pjesëtari tjetër i PK-së, Avni Kasumi nga fshati Skoqne i Vushtrrisë.

2011-ta ishte po ashtu viti që tronditi Institucionin e sigurisë së Kosovës. Pas aksionit policor të Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës, ishte Enver Zymberi, zyrtari policor i cili dyshohet se është vrarë nga një snajper.

Po ashtu, Misini Krasniqi dhe Slavisa Milovanovic ishin pjesëtarët tjerë që ndërruan jetë gjatë detyrës, shkruan zeri.info.

Listën e policëve të rënë në detyrë e përfundon vrasja e hetuesit per krime ekonomike, Shemsi Gashi.

Për të dyshohet se ishte vrarë në mënyrë të planifikuar nga dy personat që kanë pranuar aktin. Bëhet fjalë për Vesel Gjinën (Kasapi) si dhe Kujtim Bejiqin, të cilët gjatë seancës gjyqësore ishin pajtuar që për 5 mijë euro të kryenin vrasjen e policit Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat