Italiani i UÇK-së që ra dëshmor për Kosovën (Foto)

Lajme

Italiani i UÇK-së që ra dëshmor për Kosovën (Foto)

Më: 31 mars 2015 Në ora: 14:38

Heronjtë shuhen në heshtje. Francesco Bider, hebre me origjinë dhe shtetas italian, njihet shumë pak nga populli shqiptar.

Po çfarë e lidhi atë me shqiptarët? Francesco iu bashkua luftës çlirimtare të Kosovës, aty ku edhe ra dëshmor.

Francesco Bider lindi në një famijle hebrenjsh në Rosazza të Piemontes dhe më pas u konvertuan në besimin katolik. Me nisjen e luftërave jugosllave ai u angazhua në vitin 1993 duke ndihmuar që 500 aktivistë të paqes të arrijnë në Bosnje-Hercegovinë, ku vetëm karvani i tij mundi të hyjë në qytet, transmeton shekulli.

Francesco u impresionua shumë nga filmi “Black Cat, Ëhite Cat” i Emir Kusturicës që në opinionin e tij paraqiste një luftë simbolike midis të mirës dhe të keqes, midis jetës dhe vdekjes.

BiderMë pas ai udhëtoi me të tjera misione paqeje në Kukës, aty ku ishin ngritur kampet e refugjatëve shqiptarë nga Kosova, që ishin përzënë brutalish nga ushtria serbe.

Francesco u trondit nga pamja e kampeve të refugjatëve dhe kjo e shtyu atë t’i bashkohej UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, pavarësisht pikëpamjeve të tij pacifiste dhe anti-militare.

Pas një muaji pritje, Francesco u bashkua me UÇK-në duke fituar simpatinë për vendosmërinë e treguar. Ai vdiq gjatë një prej betejave më të përgjakshme, asaj të Koshares, në 7 maj 1999 pas plagëve të marra gjatë luftimeve.

"La Repubblica" në një shkrim të sajin në vitin 1999 thotë se Francesco Bider është i vetmi perëndimor i rënë në Luftën e Kosovës. Ai u varros në qytetin e Kukësit. Familjarët u njoftuan për lajmin e vdekjes pas tre muajsh nga shokët e tij të cilët emigruan pas lufte në Austri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat