Mustafa: Kosova ka nevojë për mbështetje financiare

Lajme

Mustafa: Kosova ka nevojë për mbështetje financiare

Më: 31 mars 2015 Në ora: 12:09

E plotësuar - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka pranuar se Kosova ka nevojë për parat e Bashkimit Evropian.

Gjatë konferencës që po zhvillohet në Prizren për zhvillim socio-ekonomik për Kosovën, Mustafa ka thënë se Kosova ka nevojë për një rol më të madh të BE-së dhe institucioneve financiare evropiane.

“Impakti financiar i këtyre institucioneve në ekonominë e vendit tonë është shumë i rëndësishëm por, vlerësojmë se akoma nuk është në nivelin që kemi nevojë”, ka thënë Mustafa.

E nga ana tjetër, Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Jan Eric Paquet, ka folur për migrimin e kosovarëve.

Ai, tha se migrimi tregon që Kosova ka nevojë për kornizë të zhvillimit ekonomik, dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Kjo është punë e më shumë se e një qeverie, që kërkon angazhim shumëvjeçarë,për këtë shkak ekziston nevoja e dialogut në mes të komisionit evropian dhe qeverisë së Kosovës. Më vjen mirë që ekonominë e keni vendosur në qendër të marrëdhënieve tona”, ka thënë Paquet./KosovaPress/

Eric Paquet: Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik
Në Prizren po zhvillon punimet konferenca e përbashkët për zhvillim socio-ekonomik për Kosovën, organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Banka Botërore.

Në këtë takim pune po merr pjesë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i integrimeve evropiane Bekim Çollaku, ministri i financave Abdullah Hoti, ministrja e tregtisë dhe industrisë Hikmete Bajrami, ministri i zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci, ministri I bujqësisë ministri I bujqësisë, përfaqësues të bankës botërore për Evropën juglindore, si dhe komisionit evropian, për Ballkanin perëndimor.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se Kosova ka nevojë për një rol më të madh të BE-së, dhe të institucioneve financiare evropiane, siç është banka evropiane për zhvillim dhe rindërtim, banka evropiane për investime, bankës gjermane për zhvillim dhe veçanërisht rol më të madh të Bankës Botërore dhe Fondit Monetarë ndërkombëtarë. Impakti financiarë i këtyre institucioneve në ekonominë e vendit tonë është shumë i rëndësishëm ndërsa ne vlerësojmë se akoma nuk është në nivelin që ne kemi nevojë.

Drejtori për Ballkanin perëndimorë të komisionit evropian , Jan Eric Paquet, theksoi se “migrimi tregon se Kosova ka nevojë për kornizë të zhvillimit ekonomik, dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kjo është punë e më shumë se e një qeverie, që kërkon angazhim shumëvjeçarë,për këtë shkak ekziston nevoja e dialogut në mes të komisionit evropian dhe qeverisë së Kosovës. Më vjen mirë që ekonominë e keni vendosur në qendër të mardhënieve tona.

Elen Golltshtajn drejtoresha e komisionit evropian për Evropën juglindore , theksoi se ,duhen dekada për zhvillimin e Kosovës por duhet të nisim të punojmë nga sot.

Si partnerë ndërkombëtarë, mund të kuptojmë më mirë prioritetet tuaja dhe vizionin tuaj për zhvillim vetën nëse na tregoni se si mund të rrisni suksesin deri në fund të mandatit tuaj.

Edhe ministri i integrimeve evropiane Bekim Çollaku, elaboroi projektet e dikasterit që ai drejton, ndërsa prezantoi pesë projektet kryesore, që do të mbështeten në forma grandesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat