Komuna e Prishtinës certifikata falas për të plagosurit civil nga minat

Lajme

Komuna e Prishtinës certifikata falas për të plagosurit civil nga minat

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:18

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që nga data 2 prill 2015, të gjithë pjesëtarët e “Shoqatës të të plagosurve civil nga minat”, e të cilët i takojnë grupit të invalidëve civil, të lirohen nga pagesat e certifikatave në të gjitha zyrat e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës.

Janë rreth 2.144 anëtarë të Shoqatës të plagosurve civil nga minat, ndërsa në Komunën e Prishtinës numri i tyre është rreth 150./kp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat