Krasniqi: Krijimi i vendeve të reja të punës është kryefjala e Qeverisë

Lajme

Krasniqi: Krijimi i vendeve të reja të punës është kryefjala e Qeverisë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 23:42

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi tha se objektiv i Qeverisë është që përmes subvencionimit të prodhimit vendor të arrihet të zvogëlohet dukshëm importi i produkteve bujësore, si dhe të rritet numri i bvenmdeve të reja të punës në këtë degë ekonomike.

Ai në emisionin “Ekonomia me Erzën” në Klan Kosova, tha se vendi ynë nuk prodhon mjaftueshëm produkte për tregun vendor, andaj me stimulimin e fermerëve, përmes subvencioneve, do të përmirësohej bilanci tregtar i vendit.

“Një objektiv shumë i rëndësishëm që ndihmohet nga subvencionet është rritja e prodhimit primar. Objektiv i qeverisë është që të përmirësojë bilancin tregtar, që të rrisim prodhimin tonë, në mënyrë që me të të zëvendësohet importi”.

“Lehtësirat ekzistojnë edhe tash dhe ne do të vazhdojmë të gjejmë forma të tjera që të ndihmojmë fermerët, përmes subvencioneve të ndryshme, njësoj sikurse po bëjmë edhe tash”.

“Eksporti është shumë i rëndësishëm dhe kemi shumë fermerë të Kosovës që me produktet e tyre arrijnë në tregjet e jashtme. Por para se të mendojmë për eksportin, ne duhet të mendojmë për tregun tonë, në mënyrë që ta zëvendësojmë importin, sepse ne nuk po prodhojmë asgjë mjaftueshëm për tregun tonë”, tha ai.

Duke folur për krijimin e vendeve të reja të punës, ministri Krasniqi tha se vetëm këtë vit kjo ministri parasheh të krijojë 1 mijë e 100 vende direkte pune dhe 1 mijë e 500 të tjera indirekte.

Madje, kjo shifër mund të shkojë edhe deri në 3,000 gjithsej vetëm sivjet. Ndërkaq, vitin e ardhshëm, me rritjen e buxhetit do të shtohet edhe numri i venmdeve të reja të punës në bujqësi.

“Krijimi i vendeve të reja të punës është kryefjala e Qeverisë. Bujqësia luan këtu një rol të rëndësishëm. Fatkeqësisht, ne nuk e dimë saktësisht se sa vende të punës janë krijuar deri tash nga bujqësia. Besoj se pas marrjes së rezultateve përfundimtare të regjistrimit të bujqësuisë, që dalin në shtator, do të kemi një numër të saktë”, tha Krasniqi.

“Por, në programin e këtij viti i kemi dhënë përparësi krijimit të vendeve të reja të punës, përmes granteve apo projekteve. Është kërkesë e verifikueshme, ku shikohet se a janë krijuar vendet e reja të punës nga ata që kanë fituar grante”.

“Ne besojmë që gjatë këtij viti do të gjenerojmë 1 e 100 vende direkte dhe 1,500 vende indirekte. Këto arrihen përmes këtij programi që ne kemi”, këmbënguli ministri Krasniqi, transmeton lajmi.net.

“Gjithsesi, në vitin e ardhshëm buxheti të jetë së paku 50 milionë euro, besojmë që ky numër do të ketë rritje. Në anën tjetër, ndryshimi i politikave që lidhen me investime mund të ketë thithje të investimeve direkte të huaja. Gjithsesi kjo ndodh nëse ne i bëjmë politikat tona të mira”, tha Krasniqi për Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat