Komuna e Gjakovës sqaron heqjen e logos nga lapidari “Shokët e Lirisë”

Lajme

Komuna e Gjakovës sqaron heqjen e logos nga lapidari “Shokët e Lirisë”

Më: 30 mars 2015 Në ora: 22:20

Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi për media ka sqaruar opinionin publik, veteranët e OVL-UÇK-së në Gjakovë, se heqja e logos e vendosur jashtë marrëveshjes dhe kritereve të lapidarit “Shokët e Lirisë”, është bërë pasi që vendosja e saj ka qenë në kundërshtim me prcedurat e diskutimit dhe miratimit që janë bërë në mënyrën institucionale për këtë lapidarë.
“Në vitin 2006 nga asambleja komunale është miratuar kërkesa e shoqatave të dala nga lufta, që përkohësisht në parkun e qytetit të vendoset një gurë i cili do të qëndroj deri në momentin e një projekti të mirëfillët për një lapidar. Duke u bazuar në këtë vendim është formuar komisioni i cili kishte për qëllim projektimin e një lapidari për Dëshmorët e Lirisë. Nga ofertat e paraqitura si projekt ide, ka fituar projekti “Shokët e Lirisë”, i nënshkruar nga komisioni dhe ish drejtoresha e urbanizmit”, thuhet në njoftim.
Më pas në këtë njoftim është bërë e ditur se detyrë e qeverisjes aktuale ka qenë që të siguroj fondet për realizmin e projektit dhe pasi që fondet u siguruan, me 28 Nëntor të vitit të kaluar, Lapidari “Shokët e Lirisë” është inaguruar.
“Në lapidar është e vendosur stema e UÇK-së, e cila është e gravuar në bronz pranë damarëve të gjakut, andaj çdo tendencë tjetër për të vendosur stema shtesë bie në kundërshtim edhe me vet deklaratën e nënshkruar nga Kryetari i shoqatës OVL-UÇK-së Sadri Hoxha, i cili përpara se të paragjykoj veprimet e Komunës është mirë të mbajë përgjegjësi për obligimin publik që ka”, thuhet në vazhdim të njoftimit.
Në aspektin institucional egzistojnë kritere dhe procedura të qarta për lapidarët, andaj në këtë rast nuk kemi të bëjmë me qështje individuale, por me qështje të rregullave urbanistike.
Komuna e Gjakovës në vazhdimësi ka përkrahur dhe do vazhdoj të mbështes OVL-UÇK-në, ashtu si edhe të gjitha shoqatat tjera të dalura nga lufta, por gjithmonë duke ndjekur rrugën institucionale dhe ligjore.
Çfardo tendence apo përshkrimi tjetër i kësaj situate, nuk e ka qëllimin të mbrojë stemën e UÇK-së, por të krijoj situatë tjetër me qëllim të paditur.
Së fundi bashkangjitur gjeni edhe deklaratën e nëshkruar nga vet Sadri Hoxha i cili në emër të OVL-UÇK-së është pajtuar me verzionin final të lapidarit “Shokët e Lirisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat