Moti për ditët në vijim, në fundjavë ftohtë me mundësi për borë

Lajme

Moti për ditët në vijim, në fundjavë ftohtë me mundësi për borë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 20:33

Prishtina Weather ka njoftuar se pas kalimit të frontit me reshje të dobëta shiu gjatë natës, nesër, të martën pritet të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht me diell dhe vranësira të larta. Temperaturat maksimale do të sillen nga 14C deri 16C, e ato minimale 3C-4C.
Era nga veriperëndimi, gjatë ditës do të kthehet në jugperëndim 4-6m/s.
Të mërkurën sërish pritet kalimi i një fronti, që do të sjellë sërish mot më të freskët dhe me reshje shiu, kryesisht në mëngjes e në mbrëmje, në vise malore priten edhe reshje bore.
Temperaturat do të sillen nga 11C deri 12C, e ato minimale 4C-5C.
Të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, me temperaturat maksimale deri në 13C, e minimalet do të zbresin deri në 1C. Era do të fryjë nga jugperëndimi 2-5m/s. Vonë gjatë natës dhe të premten në mëngjes pritet sërish kalimi i një fronti të ftohtë me të reshura të dobëta shiu, e në vise malore mbi 1000m priten edhe reshje bore.
Temperaturat do të zbresin në 8C deri 10C, e minimalet 2C deri 3C. Era do të fryjë nga veriperëndimi 4-8m/s.
Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e vonë gjatë natës priten të reshura shiu, të cilat pritet të shndërrohen në borë të dielën në mëngjes. Maksimalet do të ngritën deri në 14C, e minimalet do të sillen nga 1C deri 2C.
Ditën e diel, pritet të mbajë mot i ftohtë me maksimale nga 5C deri 7C, e minimalet do të zbresin në 1C deri 2C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat