2 mijë ankesa nga Zona e Pashtrikut

Lajme

2 mijë ankesa nga Zona e Pashtrikut

Më: 30 mars 2015 Në ora: 20:30

Rreth 2 mijë ankesa të pjesëtarëve të UCK-së të Zonës Operative të Pashtrikut janë dorëzuar në Komisionin Qendror për verifikim në Prishtinë.
Zëvendëskomandanti i ZOP-it,njëherësh anëtarë i Komisionit, Sadik Halitjahaj tha se të gjitha ankesat do të shqyrtohen. “Është brengosëse kur komandantët të luftës vijnë dhe thonë se ky apo ai ushtar ka mbetur jashtë liste”, thotë Halitjahaj.
“ Ata nuk kanë qenë ushtarë të asnjë komandant , por ata ishin ushtarë lirie”, thotë Halitjahaj për TV Besën, transmeton ‘PrizrenPress’.
“Dikush po e keqpërdorë besimin që kishte në luftë”.
Ai tregon se Zona e Pashtrikut ka qenë e para që ka bërë verifikimin e veteranëve,invalidëve dhe dëshmorëve.
“Numri i aplikuesve ka qenë 18 mijë, kurse mbi 8000 e fituan statusin në të tri kategoritë”. Hlaitjahaj tha se lista finale do të publikohet pas shqyrtimit të të gjitha ankesave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat