Fotografi të reja kanë përshkuar botën virtuale ku shihen militantët islamikë teksa vrasin me gurë në mes të sheshit një çift, të cilët u akuzuan për marrëdhënie para martesore, që sipas ligjeve islame cilësohet si mëkat.
Ata u morën në mes të një sheshi në Mosul, iu mbyllën sytë dhe i kishin duart e lidhura.
Veprat e tyre, të cilat sheriati i konsideron si mëkat, u lexuan në mes të sheshit nga militantët, para ekzekutimit të tyre me gurë nga turmat e njerëzve.
Ata vdiqën të mbuluar me gjak.