Selimi: Niveli i sigurisë në Kosovë nganjëherë është tmerrues

Lajme

Selimi: Niveli i sigurisë në Kosovë nganjëherë është tmerrues

Nga: Intervistoi: Valbona Mazreku Më: 30 mars 2015 Në ora: 17:18

“Bota sot”: Ju jeni anëtar i Komisionit parlamentar për siguri. Si e vlerësoni nivelin e sigurisë në vend, dhe cili është roli juaj në komisioni parlamentar për siguri?

Selimi: Ne si komision për siguri mbikëqyrim institucionet e sigurisë, pra institucionet e zbatimit të ligjit, siç është edhe policia e Kosovës. Normalisht policia e Kosovë është njëra nga hallkat më kryesoret për sigurinë në vend, por assesi e vetmja e madje, assesi e shkëputshme nga hallkat tjera që lidhen me drejtësinë, si prokuroria dhe gjykatat. Kështu që institucionet që ne i mbikëqyrim jo që duam ti mbrojmë, por nuk do të mund të rendisnim, p.sh policinë e Kosovës, në listën e përgjegjësve më të mëdhenj për sigurinë e brishtë. Për shkak se nuk mund të funksionojë e izoluar siguria që ofrohet policia dhe ajo që ofrojnë institucionet tjera të drejtësisë dhe sigurisë. Kështu që niveli i sigurisë tani për tani duke u thirrur edhe në rastet e fundit edhe në vrasjet që po ndodhin së fundmi, edhe në mënyrën dhe natyrën e vrasjeve që po ndodhin në Kosovë, unë mendoj se njëri nga përgjegjësit kryesor është hallka që ka të bëjë me prokurorinë dhe gjykatat, prandaj edhe këto dy institucione, por edhe mekanizmat tjerë të shtetëror kanë përgjegjësinë e vetë për këtë nivel kaq ulët të sigurisë për shkak se niveli i sigurisë në Kosovë nganjëherë është tmerrues, dhe do të ishte edhe më i keq nëse së paku në këtë fushë nuk do të kishim një nivel superior të qytetarëve të Kosovës, për shkak se ata (qytetarët) po arrijnë që të jenë mbrojtësit më të mirë të qetësisë dhe të sigurisë, përkundrejt policisë dhe institucioneve tjera, për shkak se qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e sigurisë, prandaj nëse dikujt do të duhet ti thuhet faleminderit për sadopak siguri që kemi në lagjet dhe ambiente ku ne jetojmë janë qytetarët, të cilët në mënyrë vetanake të marrin përgjegjësi për sigurinë, por normalisht të njëjtin nuk mund ta mbrojnë tjetrin, nuk mund të marrin papërgjegjësi edhe kur kjo siguri rrezikohet. Prandaj, mendoj se njërin nga shembujt mund ta merrnim vrasjen e trefishtë që ka ndodh në Prizren mendojë se përgjegjësi kryesor është hallka që ka të bëjë me prokurorinë dhe gjyqësinë, sepse mendoj se të njëjtit, pa paragjykimi, sikur këtë rast ta kishin trajtuar siç duhet nuk do të vinte deri tek vrasja.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të martës në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat