Hetuesit gjermanë: Lubitz ka pasur mendime vetëvrasëse

Lajme

Hetuesit gjermanë: Lubitz ka pasur mendime vetëvrasëse

Më: 30 mars 2015 Në ora: 16:44

Andreas Lubitz për të cilin besoj se e ka rrëzuar qëllimisht aeroplanin e kompanisë “Germanwings” me 150 njerëz në të është kuruar për mendime vetëvrasëse ka thënë një prokuror gjerman.

Hetuesit nga Duseldorfi kanë thënë se Lubitz disa vjet para se të bëhej pilot ka shkuar në terapi dhe në dosjen e tij përmenden mendimet vetëvrasëse.

Po ashtu deklarohet se hetuesit ende nuk kanë gjetur ndonjë shenjë për motivet se çka e kanë shtyrë Lubitzin të rrëzojë aeroplanin ku ka shkaktuar vdekjen e 149 njerëzve përfshirë edhe veten, dhe nuk ka pasur të dhëna në ndonjë sëmundje fizike të tij./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat