Fondacioni Khalifa inverston 6 milion dollar në Spitalin e Vushtrrisë

Lajme

Fondacioni Khalifa inverston 6 milion dollar në Spitalin e Vushtrrisë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 15:42

Drejtori i Spitalit Sheikh Zayed, Dr. Hajrullah Saraqi, u prit sot nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, të cilin e ka informuar me vëllimin e punëve që kryhen në spital, ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe sfidat dhe planet zhvillimore për të ardhmen, me theks te veçantë për investimet 6 milion dollarësh që do të bëhen nga Fondacioni Khalifa.

Sipas Dr. Saraqit, punimet në renovimin komplet të spitalit të Vushtrrisë do të fillojnë në muajin maj dhe pritet të mbarojnë në fund të këtij viti, kurse ato do të zhvillohen në tri faza, në mënyrë që mos të stagnojnë shërbimet për pacientë.

“Me përfundimin e këtyre punimeve, Spitali i Vushtrrisë do të merre një pamje krejtësisht tjetër si dhe do të krijohen kushte për të ofruar shërbime edhe më cilësore dhe më efikase për popullatën”, ka thënë Dr. Saraqi.

Nga ana tjetër, kryetari Mulaku, ka falënderuar menaxhmentin dhe gjithë personelin e Spitalit Sheikh Zayed për punën e mirë që është duke u kryer dhe shërbimet që ofrohen për popullatën jo vetëm të Vushtrrisë, por edhe të rajonit.

“Qëllimi i ynë është që përmes angazhimit të sinqertë të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet shëndetësore publike dhe të njëjtën kohë të ndryshojë qasja e shoqërisë ndaj mantel-bardhëve, përkatësisht respektimi i dinjitetit të tyre”, tha Mulaku, duke shprehur përkushtimin që me profesionistët shëndetësorë të trajtoj çdo problematikë në mënyrë të hapur, në mënyrë që të sigurohen zgjidhje praktike dhe qytetari i komunës të ketë kujdes shëndetësor cilësor në të gjitha nivelet.

Kryetari Mulaku ka kërkuar që secili punëtor shëndetësor të jap kontributin për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientët, ndërsa në mënyrë të veçantë ka kërkuar që gjatë kohës sa do të zhvillohen punimet ne renovimin e spitalit të gjenden alternativa funksionale për pacientët. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat