Obama nominon Greg Delawie për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Lajme

Obama nominon Greg Delawie për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 12:20

Presidenti amerikan, Barack Obama ka nominuar diplomatin Greg Delawie që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuar në Republikën e Kosovës.
Lajmin të hënën e ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Kushtetuta e SHBA-ve kërkon që Presidenti të marrë këshillë dhe pajtimin e Senatit të SHBA-ve para se të emërojë ambasadorët.

“Përkundër raporteve të fundit mediale në Kosovë, Senati ende nuk ka mbajtur dëgjim apo votim lidhur me këtë nominim”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat