Shesheli duhet të kthehet në Hagë

Lajme

Shesheli duhet të kthehet në Hagë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:58

Lideri i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel duhet të kthehet në Hagë. Kështu është bërë e ditur nga Tribunali ndërkombëtar i Hagës.

Mediat serbe bëjnë të ditur se Dhoma e Apelit e Gjykatë së Hagës ka vendosur të revokojë vendimin për lirimin e përkohshëm të Sheshelit dhe se ai duhet të kthehet në burg.

Sheshel është mbajtur në paraburgim prej gati 12 vjetësh në Hagë, pasi akuzohet për krime të kryera në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai akuzohet për kohën kur ishte drejtues i njësisë speciale të paramilitarëve serbë dhe për nxitje të krimeve në kohën që ka shërbyer si kryetar i Partisë Radikale. Sheshel, gjykimi i të cilit ende nuk ka përfunduar, u la i lirë përkohësisht më 6 nëntor nga Haga, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat