Kur vritet personi zyrtar, “ vritet” edhe shteti!

Lajme

Kur vritet personi zyrtar, “ vritet” edhe shteti!

Nga: Diana Bunjaku Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:19

Duke folur rreth vrasjeve me pagesë, të cilat vijnë si pasojë e mungesës së institucioneve në Kosovë, mosveprimit dhe mos efikasitetit të tyre, njohësi i çështjeve juridike Riza Smaka, tha për “ Bota sot” se polici i cilit do shtet, pra edhe i Kosovës kurdoherë simbolizon personin zyrtar, apo reprezentativ dhe çdo herë të rëndësishëm, dhe aq të paprekur!

Sipas tij, në raste kur polici i cilit do shtet atakohet në çfarë do forme, pa mëdyshje se në atë mënyrë sulmohet jo vetëm personi zyrtar, por edhe shteti, apo institucioni publik, ndër më të rëndësishmit dhe më të veçantët!

“Në rastin konkret kur është privuar nga jeta polici kosovar Shemsi Gashi 61 vjeçar, duhet ta dimë, se në këtë rast është kryer një krim edhe ndaj Institucionet dhe ndaj gjithë uniformave blu”, thotë profesor Smaka duke gjykuar këtë vepër makabre.

Ai ka thënë se si qytetarë i Kosovës gjykoj me rigorozitet vrasjen e policit nga Kosova, nga cili do motiv qoftë madje edhe " i arsyeshëm".

Sepse vrasja e tillë, me pagesë dhe me plumba mbas shpinës, nga njerëz të ultë, nuk mund të justifikohet me asgjë, e aq më pak gjatë ushtrimit të detyrës.

“Vrasja e policit Shemsi Gashit në kontekstin e cilave do rrethanave, nuk mund të kualifikohej ndryshe, pos vrasje qyqare nga motive të ulëta, që për 5 mijë euro,(pagesë) janë në gjendje të shuajnë jetën e njeriut”, thotë Smaka./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat