Hivzi Islami përsëri flet për Rexhep Qosjën, e quan “rrenc monstruoz në kohë historike”!

Lajme

Hivzi Islami përsëri flet për Rexhep Qosjën, e quan “rrenc monstruoz në kohë historike”!

Më: 30 mars 2015 Në ora: 10:19

Akademik Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Kosovës (ASHAK), nëpërmjet një reagimi dërguar mediave e ka akuzuar akademikun Rexhep Qosja, për siç ka thënë vazhdimin e avazit tashmë të njohur kundër ASHAK-ut.
Sipas Islamit, Qosja, këtë “luftë” po e vazhdon kundër ASHAK-ut, bukën e së cilës e ha pa shkelur pragun e saj tash e 15 vjet.

Dhe Islami nuk ndalet me kaq. Ai Qosjën e quan edhe të zhveshur nga morali, kaposh nihilist, halucinant dhe projektues paranoik të fushatave.

Ky është reagimi i plotë i tij:
Hivzi ISLAMI

QOSJA: RRENC MONSTRUOZ “NË KOHË HISTORIKE”!

Rrenci monstruoz në “kohë historike”, vazhdon me avazin e tij tashmë të njohur kundër Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, bukën e së cilës e ha pa shkelur pragun e saj tash e 15 vjet, por edhe kundër të gjitha personaliteteve të kulturës dhe politikës shqiptare në Kosovë, i bindur në paranojën e tij se ende “populli i tij” do t’i besoj “babait” pervers!

Edhe pse në moshë të shtyrë dhe i zhveshur nga morali, kaposhi nihilist, halucinanti dhe projektuesi paranoik i fushatave asesi të njeh gjuhë njerëzore, kolegjiale dhe akademike; vazhdon ta njeh vetëm gjuhën e tij dhe çdo përgjigje në sjelljet dhe veprimet e tij publike dhe më keq, në ato jopublike, në një gjuhë tjetër është një gabim i madh, edhe pse kush të provojë të merret me të, doemos do t’i del gjuha e tij!

“Babai” i kombit, si përçarës më i madh i tij, asesi të kuptoj se me kujtime të falsifikuara dhe me gënjeshtra “në kohë historike” nuk blihet historia. Nga hulumtuesit në Arkivin e Shtetit Shqiptar rrodhën informatat se në vitet e 70-ta të shek. të kaluar, me përulje të paparë, te “Sigurimi Shqiptar” kishte deponuar denoncime kundër krijuesve shqiptarë të Kosovës; se i kishte thurur elozhe marksizmit dhe ateizmit të tipit enverian dhe mbylljes së xhamive, kishave e teqeve nga regjimi më i egër në Evropë; se i kishte sulmuar medreset dhe shkuarjen në Qabe në Kosovë, duke theksuar se “‘Është shumë domethënëse që Shqipëria është vendi i parë në botë pa kisha e pa xhami. Feja, topit dhe çorodit ndërgjegjen e popullit, kurse për fat të keq në Kosovë ka ende një ndikim të fortë; atje ka ende medrese dhe gjenden njerëz të cilët në vend që kursimet e tyre t’i falin për të ngritur një shkollë, i përdorin për të shkuar në Qabe”.

Por sot po koketon me qarqet neoenveriste dhe neoortodoksiste në Shqipëri dhe me disa imamë të Kosovës, që po ndiqen për vepra jashtërligjore dhe në kundërshtim me normat fetare !

Ndër shpifjet që ”Ati” u bën pandërprerë intelektualëve të Kosovës dhe institucioneve janë edhe ato për demonstratat e rinisë studentore të vitit 1981, të cilat vetë, i pari i ka denoncuar. Pse demogogu dhe kodoshi i kombit sot derdhë aq shumë lot krokodili për të dënuarit dhe të përndjekurit politikë shqiptarë, është tashmë e ditur: këtë e bën vetëm e vetëm për t’i fshehur gjurmët e sjelljeve të tij hipokrite dhe amorale, ves i njohur i tij. Disa të dënuarëve politikë, derisa dergjeshin nëpër burgjet serbe, ky maskara u prekte në sferën më të ndjeshme të jetës e të karakterit të saj, në nderin e familjes?!

Faksimili nga gazeta ”Rilindja” e dt. 8 prill 1981 nxjerrë në pah se si drejtor i Institutit Albanologjik (në mandatin e tretë, që ishte përjashtim në Jugosllavinë komuniste!), me pushtet si të kral Millanit në Serbinë e dikurshme, i pari i ka dënuar demonstratat e rinisë studentore të vitit 1981! Si drejtor i Institutit, në emër të punonjësve të tij, teksti në faksimil është i shkruar nga dora e tij. Për këtë sjellje të moralistit të pamoralshëm dhe hipokritit të kombit e të shoqërisë, le të vlerësojë dhe gjykojë opinioni i gjerë.

Shkas për këtë reagim është vetëm një gënjeshtër, nga një sërë shpifjesh të kopukut të kombit. Në një intervistë të këtyre ditëve, për të cilën, si gjithmonë në intervistat e tij, vetë i bën pyetjet, midis tjerash, duke folur për demonstratat e vitit 1981 dhe për deklaratat e Azem Vllasit lidhur me to, rrenci monstruoz, në stilin stalinian dhe berian, do të na thotë: ”Para atyre demonstratave prej çdo zyre partiake e administrative e deri te Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës mendohej se Kosova është tokë jugosllave, e bashkuar vullnetarisht me Serbinë e Jugosllavinë, kurse djemtë e ilegalitetit dhe organizuesit e demonstratave të vitit 1981 treguan, ua bënë të qartë politikanëve, që s’deshën ta pranojnë këtë, se Kosova është tokë shqiptare e pushtuar prej Serbisë” (Epoka e Re, 24. 03. 2015).

Por kujt ia thotë këto hipokriti? ”Para atyre demonstratave”, që nga viti 1971, a ishte ky rrenc drejtor i Institutit Albanologjik, madje në tre mandate, dhe a ishte ky shpifës anëtar i rregullt i Akademisë Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtar i Kryësisë së saj dhe udhëheqës i Seksionit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në të, në dy mandate?! A bëri gjë ky rrenc nga pozitat që kishte në majet e insitucioneve të Kosovës që Kosova të mos ishte ”tokë jugosllave”, por ”tokë shqiptare”?!

Po ky shpifës, disa vjet pas këtyre demonstratave, pas rrënimit të autonomisë së Kosovës me forcë policore dhe ushtarake serbo-jugosllave, në një intervistë në gazetën ”Oslobodjenje” të Sarajevës në maj të vitit 1989, edhe vetë do të konfirmoj se është ”qytetar lojal i Jugosllavisë”? Po ky bolshevik, disa vjet para demonstratave, me rastin e marrjes se shpërblimit “7 Korriku i Serbisë”, që nuk ktheu kurrë, në një intervistë në ”Rlindjen” e dt. 10 korrik 1975, i thurte lavdata të papara revolucionit jugosllav dhe i kritikonte letrarët e rinj të Kosovës që nuk po shkruajnë sa duhet për këtë ngjarje madhore! Me këtë mendje të sëmurë ka punë, pa asnjë dyshim, psikiatria dhe psikoanaliza e Frojdit!

Duke i dhënë vetes mandatin që të gjithë të tjerëve, pa përjashtim të gjithëve, t’u shkepë “diploma antikombëtare” dhe vetëm për vete ta rezervoj “diplomën kombëtare” -, xhajgaduri i kombit dhe argati i të gjitha ologarkive politike ende nuk po bindet se nuk e ndihmojnë më as neotitistët, as neoenveristët, as filogrekët, as Xhungat e Xhungllat, as Xhufat e Bufat, as ”akademikët” e Shqipërisë, as Janullat e Janullatat, as Shishat e Shikat, në shërbim të të cilëve është edhe sot e gjithë ditën, as, as…Të gjithë këta së bashku nuk do të mund ta shpëtojnë që gënjeshtari e halucinanti i formatit të madh, të përfundojë atje ku vetë e bëri hizmetin afër gjysëm shekulli - në plehërat e historisë, nga të cilat në mjedisin kulturor, kombëtar dhe politik andej e këndej kufirit do të ndjehet vetëm kundërmimi i së keqes!(sic) shkruan Hivzi Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat