Pejë, nëna që lufton për një copë bukë për bijën e saj (Video)

Lajme

Pejë, nëna që lufton për një copë bukë për bijën e saj (Video)

Më: 29 mars 2015 Në ora: 23:25

Ka një vit e gjysmë qe kjo grua, ne këto kushte të rënda, po e rrite e vetme vajzën e saj.
Sevdije Berishes nga Peja, katër muaj mbas lindjes se vajzës, ja kanë vra burrin. Humbja e tij edhe sot vazhdon të jetë goditje e rëndë për këte nënë të vetme, raporton TV Rrokum.
"Si një nënë e vetem, duhet me ja plotesu kushtet, për shembull kur te lype fmija s'i ki...", thotë Sevdija.
Shtëpia në të cilën jetojnë nënë e bije mbas vdekjes se ma te dashurit të tyre, nuk u plotëson kushtet për jetese.
"Është ky korridor edhe kjo dhomë, do me thanë pa banjo....lahna në koritë, ujëe për me pi shkoj marr te
kojshit se s'kem këtu....", rrëfen ajo.
Asaj tash i duhet të kujdes për gjitha punët dhe mundohet të suguroj një kafshate buke për te bijën.
Por, në pamundësi për me gjete një vend pune, Sevdije Berisha ka veç një dëshirë, të cilën na e rrefën me lotë ne sy.
Sevdija thotë se shpeshherë nuk arrinë të siguroj as bukën për çiken e saj, e lërë më gjërat e tjera te nevojshme për ta rrite një fëmijë, e asaj pak kush i del ne ndihem.
Këtë jetë të veshtirë shpirtrore dhe ekonomike, nënë e bije, e bajnë ne lagjen 2 Korriku te Pejës.


NJI COPË BUKË PËR TË BIJËN by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat