Uji rrezikon 15 familje në Viti (Video)

Lajme

Uji rrezikon 15 familje në Viti (Video)

Më: 29 mars 2015 Në ora: 21:56

Rreth 15 familje të fshatit Budrikë të Vitisë. Anëtarët e tyre u evakuuan kur shtëpitë e tyre i mori uji. Pamja që ka marrë sot fshati i ngjasonte një liqeni, raporton Klan Kosova.

Kryetari i këtij fshati, Abdyl Mustafa, ka treguar se shumë familje janë bllokuar nga përmbytjet e fundit.

Në ndihmë banorëve u kanë dalë edhe zyrtarët komunalë dhe pjesëtarë të Kryqit të Kuq.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se është e tepërt që pas çdo shiu të përballen me përmbytje.

Ai, ka treguar se ua ka qarë hallin institucioneve qendrore për problemin e lumit Morava, që është edhe shkaktari kryesor i përmbytjeve, përcjell Koha.net. Derisa, ka kërkuar nga ministri i Ambientit, Ferid Agani, që t’i vizitojë këto fshatra.

Ndërkohë, Komuna pritet ta bëjë vlerësimin e dëmeve si pasojë e përmbytjeve. Uji i ka marrë edhe fshatrat: Skifteraj e Radivojvc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat