Piloti i "Germanwings" kontrollonte webfaqet rreth vetëvrasjeve dhe seksit

Lajme

Piloti i "Germanwings" kontrollonte webfaqet rreth vetëvrasjeve dhe seksit

Më: 29 mars 2015 Në ora: 18:55

Anderas Lubitz, piloti i cili në Alpet franceze kishte rrëzuar aeroplanin me 150 udhëtarë, thuhet se disa muaj para tragjedisë, ishte në kërkim të webfaqeve dedikuar vetëvrasjeve.
Siç bëhet e ditur, 27 vjeçari, gjithashtu kishte shikuar edhe webfaqe të homoseksualëve dhe webfaqe rreth “perversiteteve seksuale”, deri sa ishte ballafaquar edhe me probleme të rënda shëndetësore.

Këto pretendime kanë dal në dritë, pasi policia kishte filluar hetimet/kërkimet e dokumenteve dhe kompjuterin, të gjetura në banesën e tij në Dusseldorf.

"Ekipi ynë ka analizuar kompjuterin e tij dhe kompjuterin e të dashurës së tij, sepse kishim informacione se ai kishte bërë kërkime në faqet e internetit në lidhje me pornografinë homoseksuale, vetëvrasjet dhe shqetësimeve seksuale", ka bërë të ditur një burim i policisë në Düsseldorf.

Lubitz akuzohet se qëllimisht e kishte rrëzuar aeroplanin “Germanwings” të fluturimit 4U 9525, duke vrarë 149 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit, duke përfshirë edhe veten e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat