Kështu e shihte Tuxhmani, Titon: Po të mos ishte ai, nuk do të kishte as Kroaci!

Lajme

Kështu e shihte Tuxhmani, Titon: Po të mos ishte ai, nuk do të kishte as Kroaci!

Më: 29 mars 2015 Në ora: 18:52

Vendimi i presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, që në Pallatin Presidencial të heq një bust të Josip Broz Titos ka tërhequr shumë vëmendjen e mediave.
Megjithatë, ndryshe nga ajo, ish presidentin kroat Franjo Tuxhman, busti i Titos në kabinetin e tij nuk e kishte mërzitur.

Në një artikull për të përjavshmen e Zagrebit “Globus” me titull "Nëse nuk do të ishte Tito, nuk do të ishte as Kroacia", Velimir Viskoviç, kritiku letrar, ka paraqitur kujtimet e bisedave me Franjo Tuxhmanin në vitet e tetëdhjeta, transmeton Telegrafi.

"Mos e nënvlerësoni Titon, ai është një student i Kominternit, dhe Kominterni asnjëherë nuk e ka pranuar Jugosllavinë unitare. Përveç kësaj, ai ka qenë gjithmonë një pengesë për ndikimet e serbomëdhenjve. Ai kurrë nuk lejoi që këto forca të udhëheqin. Përveç kësaj, Tito është një burrë shteti i cili ishte pranuar në të gjithë botën, mendimet e të cilit janë vlerësuar kudo. Dhe në fund të fundit, edhe pse ai ishte në krye të Jugosllavisë, ai kurrë nuk harroi origjinën e tij kroate", citohet të ketë thënë Tuxhman.

Teksti në fjalë gjithashtu është ilustruar edhe me një intervistë të Tuxhmanit në vitin 1999, në të cilën presidenti kroat, ndër tjerash kishte thënë: "Po të mos ishte lëvizja antifashiste dhe Tito, i cili është i njohur dhe i respektuar në të gjithë botën, ne nuk do të kishim Kroaci”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat