Djegia e shtëpisë së Xhafer Devës, vepër antishqiptare!

Lajme

Djegia e shtëpisë së Xhafer Devës, vepër antishqiptare!

Nga: Mimozë Lakna Më: 29 mars 2015 Në ora: 17:07

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Mitrovicë, në lidhje me zjarrë vënien e shtëpisë monumentale të Xhafer Devës.

Shtëpia monumentale e Xhafer Devës në Mitrovicë është përfshirë nga flakët të shtunën rreth orës 13.00. Shtëpia e cila daton që prej shekullit 19-të, ishte planifikuar të shndërrohej në shtëpi muze, për shkak të vlerave të mëdha historike e kombëtare.

Policia e Kosovës tashmë po e mbanë nën arrest një person që dyshohet se ka djegur monumentin kulturor në Mitrovicë.

Motive politike

Analistët vlerësojnë se djegia e djegia e shtëpisë së Xhafer Devës mund të jetë bërë për motive politike, por edhe për motive komerciale, ashtu siç ka ndodhur edhe me disa monumente të tjera në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat