Presidenti slloven: I lumtur se Kosova e Serbia po shkojnë drejt normalizimit

Lajme

Presidenti slloven: I lumtur se Kosova e Serbia po shkojnë drejt normalizimit

Më: 29 mars 2015 Në ora: 15:07

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë asnjë alternativë tjetër përpos Bashkimin Evropian. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA), Borut Pahor, Presidenti i Republikës së Sllovenisë.

Presidenti i Sllovenisë i konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka vënë në dukje raportet e mira me ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-presidentin serb, Boris Tadiq, me të cilët kishte marrëdhënie shumë të mira si kryeministër i qeverisë sllovene.

“Ishim shumë afër që të vijë deri tek takimi, në të cilin ky status quo disi do të shkrihej me fillimin e bisedimeve. Por, dëshira, ndihma dhe në njëfarë mënyre inspirimi slloven vazhdoi edhe pas ndryshimeve në krye të politikës serbe. Presidenti Tomislav Nikoliç bëri hapa të guximshëm, Kryeministri Thaçi iu është përgjigjur kësaj, erdhi deri tek dialogu, Sllovenia gjatë gjithë kohës ka miratuar këtë. Në këtë kontekst, procesi ishte shumë i rëndësishëm: së pari, në kuadër të saj ishin përfshirë përfaqësuesit më të lartë të të dy vendeve. Me sukses përfunduan raundin e parë të bisedimeve në Bruksel”, tha Pahor.

Ai tha se kjo ka rezultuar në vazhdimin e negociatave mes Brukselit dhe Serbisë një perspektivë vetë Kosovën.

“Mua më duket se kjo është mënyra e vetme e drejtë, dialogu, është mënyra e gjetjes së zgjidhjeve përmes kompromisit, e cila do t’i përballojë sfidave të mëtejshme të kohës. Ky fakt më bën të jem i lumtur, se në vendet e Ballkanit Perëndimor të tregohet një përparim i tillë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha më tej Pahor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat