Ja çfarë përfitojnë nga Gjermania ata që kthehen në Kosovë

Lajme

Ja çfarë përfitojnë nga Gjermania ata që kthehen në Kosovë

Më: 29 mars 2015 Në ora: 14:19

Në rast se azilkërkuesve u refuzohet vazhdimi i leje qëndrimit, Republika Federale e Gjermanisë për riatdhesim vullnetar ose të ri-zhvendosjes, ofronë ndihmë financiare për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.
Në broshurën e siguruar nga Indeksonline, gjeni informata plotësuese për procedura tjera për të vendosur nëse akoma dëshironi të ktheheni në shtetin e juaj amë përgjithmonë, ose nëse dëshironi të kaloni në ndonjë shtet të tretë i cili dëshiron të ju pranojë.
“Shfrytëzojeni mundësinë për atdhësim vullnetar ose ri-zhvendosjes me qëllim që të planifikojmë rrethanat dhe kohën e nisjes së juaj, bashkë me autoritetet për imigracion”, thuhet mes tjerash në këtë broshurë, transmeton Indeksonline.
Sipas kësaj borshure, janë një numër programesh ndihmë, që mbulojnë shpenzimet e udhëtimit, ndihmë fillestare në formën e ndihmës financiare ose vende pune si dhe programe trajnimi dhe edukimi.
Broshura thotë që, shërbimet e programit janë vullnetare dhe nuk keni të drejtë ligjore t’i merrni, dhe në raste abuzimi nuk do të ofrohet asnjë shërbim.
“Pagesa fillestare për udhëtimin nuk do t’u jepet qytetarëve të shteteve jo-anëtare të Evropës, d.m.th shtete të cilat nuk janë në Bashkimin Evropian, të cilët mund të hyjnë në territorin federal të Gjermanisë pa vizë, dhe të cilët kanë udhëtuar për në Gjermani pas datës përkatëse të hyrjes pa viza”, thuhet mes tjerash në këtë broshurë.
Ndihma fillestare për të rriturit është deri në 750 euro, ndërsa për fëmijët deri në 12 vjeç deri në 375 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat