Burjani: Deputetët nuk arsyetojnë fare pagat

Lajme

Burjani: Deputetët nuk arsyetojnë fare pagat

Nga: Valbona Mazreku Më: 29 mars 2015 Në ora: 12:09

Në kohën kur Kosova po përballet me krizë ekonomike, dhe pagë minimale shumë të ulët, pakënaqësi të shumta të të punësuarve në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, e deri tek paralajmërimet për protesta, deputetët e kuvendit, ata që do të duhej të punonin për përmirësimin e jetës së qytetarëve, padrejtësisht paguhen me pagë bazë mjaftë të lart dhe pothuajse për të njëjtën punë marrin edhe pagës shtesë në emër të mëditjeve për punën që e kanë obligim kushtetues ta bëjnë. Njohësi i zhvillimeve politike Blerim Burjani tha se deputetët kanë përgjegjësi para votueseve të tyre të kenë iniciativa për hartimin e ligjeve, për të marr përgjegjësi për të propozuar projekte dhe strategji, pastaj harmonizim të ligjeve, rishikimin dhe monitorimin e zbatimit të ligjeve si dhe monitorimin e punës së qeverisë, e deri të mocioni për mos besim ndaj qeverisë. Por sipas Burjanit, deputetë nuk janë të përqendruar fare në obligimet e tyre por vetëm tek përfitimet personale.

“Pagat e deputetëve sillen rreth 18 mijë euro në vit, duke mos përfshi fare mëditjet për punën në komisione, që mbërrijnë pothuajse lartësinë pagës bazë. Këto mjete, realisht, asnjëherë nuk janë arsyetuar nga deputetët. Një numër i madh i tyre është sa për sy e faqe në punën e Kuvendit dhe punën e tyre në komisione. Ideja për të reduktuar shpenzimet e panevojshme është e domosdoshme, pagesa iracionale nuk mund të bëhen më, duhet të reduktohet edhe paga mujore e deputetit por edhe të zvogëlohen mëditjet. Ata realisht nuk kryejnë punën e tyre si duhet dhe një numër i tillë i madh mbi 90% nuk iu dihet profesioni i tyre dhe suksesi në njërën nga fushat e ndryshme shoqërore, por vazhdojnë të marrin paga të majme pa ndonjë punë” tha Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat