Zbardhet biseda e fundit në avionin e “Germanwings”

Lajme

Zbardhet biseda e fundit në avionin e “Germanwings”

Më: 29 mars 2015 Në ora: 11:35

Regjistrimet dramatike nga kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar të Germanwings kanë zbuluar përpjekjet e dëshpëruara të kapiteni për t’u kthyer në kabinë për të rimarrë kontrollin e fluturimit.

Në transkriptin e botuar sot nga Bild, zbulohet se Kapiteni Sondeheimer kishte kërkuar falje për vonesën që do të ndodhte për 26 minuta deri në Dusseldorf ku kishte pasur të mbërrinte aeroplani i rrëzuar.

Sipas transkriptove të nxjerra nga kutia e zezë, Kapiteni Patrick Sondheimer kishte bërtitur pilotit tjetër Andreas Lubitz: “Hape derën për hir të Zotit”.

Dondheimer kishte shkuar në toalet dhe kur ishte kthyer në kabinën e pilotit nuk kishte pasur mundësi të hynte.

Anderas Lubitz nuk e kishte hapur derën dhe e kishte drejtuar aeroplanin drejt rrëzimit, shkruan DailyMail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat