Ajri i Kosovës po vret

Lajme

Ajri i Kosovës po vret

Më: 29 mars 2015 Në ora: 09:16

Si pasojë e ndotjes së ajrit në Kosovë brenda vitit shkaktohen 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronhitit kronik, 600 pranime në spital dhe 11,600 vizita në emergjencë.

Këto statistika të Bankës Botërore dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovës (OBSH) tregojnë se gjendja e mjedisit në vend është e degraduar tej mase.

Tre ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në Kosovë vlerësohet të jenë termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, “Ferronikeli” në Drenas dhe “Sharrcemi” në Han të Elezit.

Onkologu Xhavit Bicaj, kryetari i Shoqatës së Kosovës Kundër Kancerit, thotë për “Zërin” se me këtë gjendje të ndotjes së ambientit në vitet në vijim pritet rritje e shtuar e sëmundjeve në përgjithësi, dhe sëmundjeve malinje në veçanti.

Pavarësisht asaj që Kosova ka Ministri të Ambientit, ai thotë se ruajtja e mjedisit: ajrit, uji dhe tokës, nuk është në nivel të kënaqshëm...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat