Nurbugring, një makinë fluturon mbi barriera, një i vdekur (Video)

Lajme

Nurbugring, një makinë fluturon mbi barriera, një i vdekur (Video)

Më: 29 mars 2015 Në ora: 00:13

Një spektator ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një aksidenti gjatë një gare të Endurance në cirkuitin e Nurburgringut në Gjermani. Në aksident ka qenë protagoniste makina Nissan GT-R NISMO GT3 e pilotit të ri anglez Jann Mardenborough, makina është rrotulluar në ajër dhe pas një fluturimi prej më shumë se 30 metrash ka përfunduar në shkallët e mbushur me spektatorë.

Mardenborough ka dalë nga automobili i palënduar. Në një deklaratë të organizatorëve t kampionatit shkruhet: “Gara e hapjes së kampionatit Endurance VLN në Nurburgring është shenjuar nga një aksident me disa spektatorë të lënduar.

Njëri prej këtyre ka vdekur pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e menjëhershme. Organizatorët janë thellësisht të prekur dhe mendimet e tyre shkojnë për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit”. Gara u pezullua dhe nuk nisi më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat