Kopiloti Andreas Lubitz ishte i fiksuar pas Alpeve

Lajme

Kopiloti Andreas Lubitz ishte i fiksuar pas Alpeve

Më: 28 mars 2015 Në ora: 23:44

Kopiloti Andreas Lubitz kishte fiksim në lidhje me Alpet franceze dhe shpesh ka fluturuar me aeroplan pa motor mbi bjeshkët ku të martën e rrëzoi aeroplanin “Germanwings”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Lubitz qysh në fëmijëri kishte ëndërruar të bëhet pilot dhe shpesh me prindërit e kishte vizituar klubin e aeroplanëve pa motor i cili gjendej vetëm 50 kilometra larg vendit ku u rrëzuar “Airbus A320”, transmeton Indeksonline.

Në fluturimet me fluturake pa motor, Lubitz përshkonte hapësirën mbi Alpet franceze, ndërsa atje e kreu edhe kursin për pilot. Ai ishte i lidhur shumë me Alpet dhe atë me të rëndësishmen, ai e njohu mirë rajonin, ku vite më pas vendosi ta rrëzoi aeroplanin e “Airbus” i lindjes Barcelonë-Dyseldorf.

“Ishte i fiksuar me Alpet. Ai mori pjesë edhe në kurset e anijeve me vela me mbesën time e cila ishte mikeshë e mirë e Andreasit. Besoj që e zgjodhi këtë rajon, pasi shpesh fluturonte atje me aeroplan pa motor. E njihte cdo cep të atyre Alpeve”, ka sqaruar anëtari i aero klubit ku Lubitz mësoi të fluturonte me 14 vjet, Diter Ëenger.

Lajmi për obsesionin e tij për Alpet është publikuar pasi që spekulohet se Lubitz e rrëzoi aeroplanin, sepse frikësohet se do ta humbte licencën për shkak të problemeve shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat