Mjekët përkulen para trupit të 11 vjeçarit që dhuroi organet e tij

Lajme

Mjekët përkulen para trupit të 11 vjeçarit që dhuroi organet e tij

Më: 28 mars 2015 Në ora: 23:33

Liang Yaoyi i cili vdiq nga kanceri në tru, kur kishte kuptuar se sëmundja e tij ishte e pashërueshme, kishte thënë se dëshiron të dhuroj organet e tij, si veshkat e mëlçinë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Një fotografi zemër-thyese ku shihen mjekët kinez teksa përkulen para trupit të pajetë të një djali 11 vjeçar, i cili kishte dhuruar organet e tij për të shpëtuar jetë njerëzish ka prekur shumë njerëz në gjithë botën.

Vetëmohuesi Liang Yaoyi, një nxënës i talentuar nga Shenzhen në Kinë, vdiq nga tumori qershor e kaluar, ndërsa nëna e tij mund të shihet duke qarë në sfond.

Liang u diagnostikua me sëmundjen kur ishte 9 vjeçar, pasi u trullos një ditë. Menjëherë pas kësaj ai tragjikisht mësoi se kishte kancer të trurit.

Por, pavarësisht nga lajmi i zymtë, Liang i tha nënës së tij, Li Qun, se ai donte të dhuronte organet e tij.

Ai i tha “Daily China” se “Ka shumë njerëz që bëjnë gjëra të mëdha në botë. Ata janë të mëdhenj, edhe unë dua të jem një fëmijë i madh”, transmeton lajmi.net.

Është raportuar gjithashtu se Liang tha se dhurimi ishte një shans për të që të jetë i “gjallë në një mënyrë tjetër”.

Mësues i Liang-ut shtoi se ai mund të ketë mësuar për dhurimin e organeve duke lexuar në lidhje me atë në shkollë. Besohet se mjekët ishin në gjendje që të ruajnë të shëndosha veshkat dhe mëlçinë e tij. (lajmi.net)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat