Panik në mesin e udhëtarëve, aeroplani kthehet urgjentisht në tokë

Lajme

Panik në mesin e udhëtarëve, aeroplani kthehet urgjentisht në tokë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 23:27

Udhëtarët e aeroplanit “Boeing 737” të kompanisë polake LOT i cili fluturonte për në Stamboll, e kanë detyruar pilotin që të kthehet në Varshavë, pasi që ishin të fiksuar nga tinguj të çuditshëm.

Tingujt dyshues, që praktikisht ishin të zëshëm, janë dëgjuar në bord të aeroplanit pas fluturimit, kështu që udhëtarët e frikësuar kanë kërkuar nga piloti që menjëherë ta kthejë në tokë aeroplanin, edhe pse morën sqarime se nuk bëhet fjalë për asgjë të rrezikshme.

Siç raportojnë mediat polake, ata kanë insistuar që të kthehen edhe pse u është thënë se nuk ka asnjë rrezik nga dekompresimi i aeroplanit.

“Siguria është prioritet i yni dhe për këtë piloti, pasi që i është kërkuar që ta inspektoj zhurmën që ua prishte komforin udhëtarëve, në pajtim me procedurat ka vendosur të kthehet në Varshavë. Duam të njoftojmë se të gjithë sistemet në aeroplan funksionojnë pa asnjë problem”, ka njoftuar LOT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat