Besnik Tahiri tërhiqet nga kandidatura, Avni Arifi në vend të tij

Lajme

Besnik Tahiri tërhiqet nga kandidatura, Avni Arifi në vend të tij

Më: 28 mars 2015 Në ora: 22:01

​Kryetari i tanishëm i degës së AAK-së, Besnik Tahiri nuk do të kandidojë më për këtë pozitë. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë Tahiri i cili ka thënë se para disa muajve i ka njoftuar strukturat e AAK-së për vendimin e tij.

“Para disa muajve kam lajmëruar strukturat e AAK-së se nuk do të kandidojë për kryetar dege të kësaj partie në Prishtinë. Procesi është hapur edhe mund të kandidojë secili prej anëtarëve të kësaj partie”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq Indeksonline nga burime brenda AAK-së ka mësuar se strukturat e kësaj partie kanë propozuar si kandidatë për kryetar të degës së kësaj partie në Prishtinë, Avni Arifin këshilltarin e lartë të liderit të partisë Ramush Haradinaj.

Më pas këto burime kanë thënë se këtë propozim e ka përkrahur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe se në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i kandidaturës së Avni Arifit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat