Skandaloze: “Fiks Fare” pasqyron gjendjen e rëndë në shkollën e fshatit Pasomë të Vushtrrisë, nxënësit urinojnë në natyrë (VIDEO)

Lajme

Skandaloze: “Fiks Fare” pasqyron gjendjen e rëndë në shkollën e fshatit Pasomë të Vushtrrisë, nxënësit urinojnë në natyrë (VIDEO)

Më: 28 mars 2015 Në ora: 16:04

Emisioni “Fiks Fare” i Top Channel-it ka realizuar një kronikë, ku ka psqyruar gjendjen e rëndë të Shkollës në fshatin Pasomë të Vushtrrisë.

“Në redaksinë e Fiksit erdhi një e-mail ku akoheshin pikërisht për këtë problem. Plane të shkollës me suva të rëna në klasa. Me lagështirë. Nxënës që ankohen për tualetet dhe kushtet. Plane të çunave që bënin nevojat personale në natyrë”, thonë drejtuesit e “Fiks Fare”,.

Në intervistë drejtori i shkollës thotë se shkolla është ndërtuar që në vitin 1981. Shkolla herën e fundit nga një fondacion i huaj në vitin 2000 dhe që atëherë nuk janë bërë nderhyrje kapitale. Është urgjente lyerja e shkollës dhe tualetet.

Ka vetëm 5 dhoma mësimi, fëmijët thonë se shkolla është larg dhe nuk ka WC. /Top Channel/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat