Nesër ndryshon ora, një orë gjumë më pak

Lajme

Nesër ndryshon ora, një orë gjumë më pak

Më: 28 mars 2015 Në ora: 14:45

Në orën 3:00 të ditës së dielë në datën 29 Mars akrepat e orës do të zhvendosen para 60 minuta, duke vendosur rregullin e ri orar i cili do të qëndrojë në fuqi, deri në muajin tetor.
Kështu, sistemi i kohës që po përdorim aktualisht, do të na lërë lamtumirën gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, duke na kthyer në kohën verore.

Ndryshimi i orës i cili realizohet çdo pranverë konsiston për shtatë muaj në kursimin e sasive të mëdha të energjisë, konkretisht e barabartë me 643.000.000 kilovat/orë, e përkthyer në aspektin ekonomik, me kuotën e 93 milion eurove.
Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës. Shumë vende e pasuan Britaninë në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet.
Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat