Rrëshqitja e dheut në Rrugën e Kombit, qarkullimi bëhet vetëm në një korsi

Lajme

Rrëshqitja e dheut në Rrugën e Kombit, qarkullimi bëhet vetëm në një korsi

Më: 28 mars 2015 Në ora: 12:15

Rruga e Kombit mbetet ende e bllokuar në njërin sens lëvizjeje në fshatin Kolsh.

Edhe pse është punuar gjatë 24 orëve me një numër të konsiderueshëm mjetesh e makineri të rënda, ka qenë e pamundur që të zhvendoset i gjithe masivi i dheut.

Specialistët e kompanisë sipërmarrëse thonë se do t’u duhen edhe 24 orë për të kryer zhvendosjen.

Sipas tyre, formacioni shkëmbor i paqëndrueshëm mund të sjellë prapë probleme, por provizorisht siguria mund të vendoset nesër për qarkullimin e lirë të automjeteve në dy anët e autostradës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat