Deri më 1 tetor fillon punën gjykata në veri

Lajme

Deri më 1 tetor fillon punën gjykata në veri

Më: 27 mars 2015 Në ora: 22:12

Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës do të nisë punën më së largu më 1 tetor të këtij viti, pasi puna e saj ishte ndalur dhunshëm nga strukturat paralele serbe në vitin 2008.

Fillimin e punës e konfirmojnë për RTK-në përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Ministrja kosovare për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, tha për RTK-në se tashme.

"Sa i përket drejtësisë ka filluar zbatimi i marrëveshjës. Tani me është hapur konkursi dhe do të respektohen në ploteni ligjet që ka Republika e Kosovës deri të betimi qe do ta bëjnë prokurorët dhe gjyqtarët”, tha Tahiri.
Edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, konfirmon se puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të nisë në fillim të muajit tetor. Peci saktësoi se të gjitha procedurat do të kalojnë përmes Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

"Sipas analizave qe kemi bërë ky konkurs do te jete i hapur deri ne 25 maj dhe afati i interesuarve do të vleje deri në këtë datë. Ne kemi planifiku ne shtator ose fillim të tetorit të filloj puna në Gjykatën themelore në Veri”, tha Peci.

Peci tha se me marrëveshjen e arritur në Bruksel për drejtësinë është arritur të ruhet sistemi unitar i drejtësisë në vend. Ndërsa dje Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë u pajtuan të shuajnë përfundimisht të ashtuquajturën Mbrojtjen Civile Serbe. Ministrja Tahiri tha se këta pjesëtarë, pas trajnimit dhe verifikimit, do të integrohen në institucione civile, dhe assesi në institucione të sigurisë. I tërë procesi, sipas Tahirit, pritet të përfundojë më 1 shtator.

“Te gjitha objektet ku kanë vepruar deri më tash Mbrojtja Civile do t'i dorëzohen Qeverisë së Kosovës dhe në to do të vendosen ministritë që kanë veprimtari lokale, natyrishte nëse ka edhe paisje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë do t'i dorëzohen Qeverisë së Kosovës”.

Numri i pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile serbe që kanë operuar në veri, sipas palës serbe, arrin mbi 700 persona, por ministrja Tahiri tha se kanë pranuar të integrohen rreth 483 persona. Bisedimet në Bruksel për shuarjen e Mbrojtjes Civile patën filluar para dy vjetësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat