Mogherini: BE-ja nuk definon statuset e shteteve

Lajme

Mogherini: BE-ja nuk definon statuset e shteteve

Më: 27 mars 2015 Në ora: 21:17

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Federico Mogherini, pohoi sot se gjatë një takimi të hapur me studentët në Prishtinë, ka përmend dyja anët dhe vuri në dukje se pesë vendet të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Mogherini është pyetur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me deklaratën e saj se Serbia dhe Kosova bisedojnë si dy shtete sovrane. “Kam përmendur të dyja vendet që bisedojnë me ndërmjetësimin e Brukselit, ndërsa BE-së nuk i takon të definojë statuset e shteteve”.

Ajo tha, megjithatë, se “në të njëjtën kohë, në mënyrë të qartë, kam thënë se janë edhe pesë vende anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Kjo është përgjigja ime e tërësishme në pyetjen e shtruar në Prishtinë”, tha Mogherini, duke aluduar se përgjigja e saj nga mediat prishtinase ishte shkurtuar.

“Sot këtë e kam diskutuar edhe me përfaqësuesit shtetëror serbë, por më vjen mirë që edhe njëherë e përsërita”.

Mogherini deklaroi se prioritet i BE-së është hapja e kapitujve që e dërgojnë Serbinë në gjirin e kësaj organizate evropiane, ndërsa kjo varet nga puna e përbashkët.

Kryeministri Vuçiq tha se Serbia e vlerëson dhe respekton qëndrim e ndershëm dhe të hapur të Mogherinit, por përsëriti se për Serbinë, Kosova nuk është shtet i pavarur.

Kujtojmë se pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ato janë Greqia, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Spanja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat