Serbia i frikësohet Shqipërisë së Madhe

Lajme

Serbia i frikësohet Shqipërisë së Madhe

Më: 27 mars 2015 Në ora: 19:52

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç ka shprehur sërish frikën nga e ashtuquajtura “Shqipëria e Madhe”. Gjatë një takimi me shefen e politikës së jashtme në BE, Federika Mogherini, ai deklaroi se një realitet i tillë është i papranueshëm për Serbinë.

“Shqipëria e Madhe po krijohet para syve tanë. Përfaqësuesit shqiptarë erdhën në Serbi dhe na provokuan pa pasoja. Imagjinoni se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të krijoheshin institucione të ngjashme me Republikën Serbe (në Bosnje)? Përpjekja për të krijuar Shqipërinë e Madhe është e papranueshme”, tha Nikoliç.

Duke iu referuar politikave të jashtme të vendit dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, ai tha se pozicioni i Serbisë është i tillë që sanksionet konsiderohen “të papranueshme”, ndërsa shtoi se Serbia “mbështet integritetin territorial të çdo shteti, përfshirë Ukrainën”.

Nga ana e saj, Federica Mogherini konfirmoi angazhimin e sinqertë ndaj Serbisë për anëtarësimin e saj në BE, duke e siguruar Presidentin Nikoliç se nuk ka kushte të reja përveç normalizimit të dialogut Beograd-Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat